Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer te golat në futbollin amerikan, MLS, ndërsa skuadra e tij Chicago Fire u rikthye te fitoret.
Shaqiri e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa që Chicago shënoi fitore ndaj Inter Miamit, me rezultat 3:1, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar shënoi një gol të bukur në minutën e 64-t për 2:0.
Për Shaqirin ky ishte goli i pestë këtë edicion në MLS derisa ka edhe tetë asistime.
30-vjeçari iu bashkua klubit amerikan në shkurtin e këtij viti, derisa ka humbur disa ndeshje shkaku i lëndimeve.