Lojtari kosovar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është duke qëndruar në Kosovë, pas eliminimit në kampionatin Evropian. Ai sot e ka befasuar një fans të flaktë të tij, duke e vizituar atë në banesën e tij në Prishtinë. Ai ka vizituar fansin e tij të flaktë, Visar Bajramin- Calin, citon Koha.
Shaqiri edhe një ditë më parë është fotografuar me disa fëmijë në lagjen Tophane të kryeqytetit.
Lojtari që ka shënuar golin më të bukur në kampionatin e Evropian në Francë, atë kundër Polonisë, gëzon përkrahje të madhe në vendlindjen e tij në Kosovë. Komuna e Gjilanit atë e ka shpallur qytetarë nderi.