Xherdan Shaqiri është bashkuar më herët se sa pritej me Zvicrën.
Ai u lirua nga ekipi Chicago Fire, pak para ndeshjes miqësore ndaj Estonisë, që është më 4 qershor.
Ai do të jetë nën urdhrat e Murat Yakinit që në fillim të kampit përgatitor, të hënën.
Në ekipin e zgjeruar të Zvicrës për Euro 2024 janë ftuar plot 38 futbollistë. Shaqiri e ka vendin thuajse të garantuar. Yakin fillimisht kishte theksuar se do të përzgjedh 24 lojtarë nga 26 sa i lejohen. Por, ndërkohë ka theksuar se mund të vendosë për 26 lojtarë.