Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë, me më shumë trofe ndërkombëtare.
Shaqiri është i vetmi futbollist shqiptar që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, përcjell albinfo.ch.
Ai e ka fituar një herë Kupën e Botës për Klube me Bayern Munich më 2013, derisa synon të fitojë edhe me Liverpoolin, me garën që ka nisur në dhjetor.
“Kjo përvojë është e veçantë, pasi luan ndaj klubeve të ndryshme, nga vende të ndryshme. Mund të them se është një përvojë e mrekullueshme”, është shprehur Shaqiri.
“E kam fituar një trofe të tillë me Bayernin. Ishte përvojë e mrekullueshme. Do të doja të fitoja sërish. Sigurisht se do të ishte një trofe i rëndësishëm edhe për klubin”, shtoi tutje ylli shqiptar.