Xherdan Shaqiri, Mario Gavranoviq, Breel Embolo dhe Loris Benito nuk mund të marrin pjesë në lojërat e ardhshme të Nati-t.
Katër lojtarët u larguan nga Kampi i Nati-t në Pratteln për “arsye shëndetësore”, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ata kështu nuk do të luajnë në debutimin e trajnerit Murat Yakin në miqësoren kundër Greqisë të mërkurën. Por ata gjithashtu do të mungojnë në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Italisë (5 shtator) dhe Irlandës së Veriut (8 shtator).
Shaqiri ka pranuar se nuk është në 100 % të formës dhe për këtë arsye, së bashku me trajnerin Murat Yakin kanë vendosur që të rikthehet në Lyon.