Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka debutuar për Liverpoolin në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Manchester United në SHBA, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri ka hyrë në pjesën e dytë, kurse pjesa e parë e përfundoi me rezultat 1:1. Ky është takimi i dytë për Liverpoolin në turneun “International Champions Cup”, ku në ndeshjen e parë fitoi ndaj Manchester Cityt.
Xherdan Shaqiri u transferua gjatë verës nga Stoke City për 15 milionë euro. Ai më herët ka luajtur edhe në Inter, Bayern Munich dhe Basel.
Shaqiri ishte një nga transferimet e verës te nënkampionët e Evropës, që presin shumë nga ylli i futbollit shqiptar.