Skuadra e mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri nuk i ka punët mirë në Peremier Keauge, pasi Stoke City çdo javë e më shumë po e konfirmon rënien nga elita e futbollit anglez.
Mbrëmë kjo skuadër ka barazuar në udhëtim me rezultat 1:1 ndaj West Hahmit, përcjell albinfo.ch.
Mysafirët arritën të shënonin gol në minutën e 79-të të takimit pas një gjuajtjeje të Xherdan Shaqirit, e portieri anglez Hart nuk arriti ta kapte mirë topin e këtë e shfrytëzoi sulmuesi veteran Peter Crouch për 0:1.
Kur u mendua se Stoke do të merrte tri pikët shumë të vlefshme për këtë ekip, sulmuesi tjetër veteran Andy Carroll në minutën e 90-të e barazoi rezultatin.
Ky barazim nuk i shërben aspak Stoke Cityt që mbetet në vendin e 19-të me 28 pikë.