Nga ora 14.00 deri 17.00, në Bazel do të organizohet një eveniment me 1.000 të rinj, me yje të ndryshëm, duke filluar nga DJ Mr. Da-Nos dhe këngëtaren Stefanie Heinzmann, e deri te supertalenti shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri.
Ai me kolegun Valentin Stocker, do të ndajnë autograme dhe do të jenë të gatshëm për një formun dikutimi: “Ata janë pasqyrë e shkëlqyeshme për të rinjtë dhe si futbollistë, gjithashtu ambasadorë të mrekullueshëm kundër pirjes së duhanit dhe alkoolit”, ka deklaruar Schälchli, për “20 Minuten”.
Ky është evenimenti i dytë i kësaj natyre, që do të vazhdojë të mbahet nëpër të gjitha qytetet e mëdhenj të Zvicrës. Hyrja është falas, ndërsa shpërblime mund të fitohen në internet. Ne ndajmë 10 x 2 bileta për manifestimin “Carambar Disco Dome” në Fame Club. Ngjarja do të mbahet të mërkurën më 13 prill.