Skip to content

Shaqa nga Bavaria

Xherdan Shaqiri, pasi ka kaluar të jetojë në Munih, Bavari, po fillon të ambientohet me rrethin. Kështu, në festën më të madhe popullore të botës, festën e birrës “Oktoberfest” që mbahet në Munih, Shaqiri është paraqitur me kostumin tradicional bavarez. Pantallonat e ngushta prej lëkure dhe këmisha me katrorë kuq-bardh që janë shenjë dalluese e […]

Xherdan Shaqiri, pasi ka kaluar të jetojë në Munih, Bavari, po fillon të ambientohet me rrethin. Kështu, në festën më të madhe popullore të botës, festën e birrës “Oktoberfest” që mbahet në Munih, Shaqiri është paraqitur me kostumin tradicional bavarez. Pantallonat e ngushta prej lëkure dhe këmisha me katrorë kuq-bardh që janë shenjë dalluese e bavarezëve.

Nisur nga mimika, duket se atij po i pëlqen kjo mënyrë veshjeje.

Por, diçka bie në sy në fotografinë e “bavarezit” të ri: atletet e futbollit në këmbë në vend të opingave tradicionale. Arsye për këtë ishte se ai sapo kishte luajtur ndeshjen kundër Hoffenheimit, të cilën Bayerni e fitoi.

Siç shkruajnë mediet gjermane, për profesionistët e Bayernit është një domosdo vizita në Oktoberfest. Por, përderisa Shaqiri gjendet mirë në këtë ambient, mediet shkruajnë se kolegët e tij tjerë të ardhur nga jashtë nuk ambientohen dot me atmosferën në “Wiesn”.

Shaqiri kishte publikuar para disa ditëve një fotografi në facebook-un e tij ku shkruante: “Unë jam i gatshëm për- e  ti?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *