FC Rüti që bën gara në Ligën Inter-regjionale ka njoftuar se ka emëruar Shaip Krasniqin, si trajner për sezonin e ardhshëm. 36-vjeçari aktualisht punon pranë Zyrichut, shkruan “Regional-fussball.ch”, përcjell albinfo.ch.
Ka qenë vetë presidenti i kësaj skuadre, Roger Simonelli, i cili ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.
Shaip Krasniqi nuk është një emër i panjohur për këtë skuadër, pasi është rritur dhe jeton në Ruti. Si lojtar ka luajtur në disa skuadra.
Vitet e fundit i kaloi si lojtar, trajner asistent dhe në fund trajner në Stafa. Së bashku me Krasniqin do të vijë edhe asistenti i tij, Khassam Chai.