Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, nuk ka mundur të fitojë një mandat në Parlamentin e Serbisë, pas përsëritjes për herë të tretë të zgjedhjeve në Tërnoc.
Përmes një njoftimi për mediat, Kamberi njoftoi se e ka humbur mandatin kësaj herë vetëm për 13 vota. Ai tregon se ka marrë 598 vota në përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa 6 i ka marrë SPS, përcjell Albinfo.ch.
Në zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë në Tërnoc të Bujanocit, Kamberi ka marrë 679 vota, të cilat ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet.