Futbollisti i talentuar shqiptar, Meritan Shabani, sërish ka luajtur për Bayernin në turneun në Amerikë, shkruan albinfo.ch.
Shabani ishte titulluar për Bayernin në humbjen nga Juventus me rezultat 2:0. Dy golat për skuadrën italiane i shënoi Andrea Favilli në pjesën e parë.
Shabani është zëvendësuar në pjesën e dytë. Ai kishte luajtur edhe 45 minuta përballë Paris Saint Germain, ku bavarezët fituan 3:1. Futbollisti nga Kosova hyri në pjesën e dytë në atë ndeshje.
Ndeshjen e radhës Bayern Munich do ta ketë kundër Manchester Cityt, aty ku futbollisti shqiptar mund të regjistrojë paraqitjen e tretë në këtë turne. Shabani ka debutuar edhe në Bundesligë, sezonin e kaluar. Shabani është 19-vjeçar dhe luan si mesfushor sulmues.
https://www.youtube.com/watch?v=HBjZU6yYJqw