Java e 18-të dhe e fundit e sezonit vjeshtor në kampionatin e Zvicrës në Futboll, përfundoi me më shumë asistime dhe vetëm një gol nga futbollistët shqiptarë, njofton albinfo.ch.
Në tre takime, kanë asistuar katër futbollistë shqiptarë, Pajtim Kasami te FC Sioni, Albian Ajeti te Baseli, Shkelqim Demhasaj për FC Luzern-in dhe Samir Idrizi te Neuchatel XAMAX-i për golin e Kemal Ademit.
Rezultatet e javës së 18-të:
Sion 1:2 Basel
Luzern 2:1 St. Gallen
Neuchatel XAMAX FCS 1:4 BSC Young Boys
Zürich 0:0 Lugano
Thun 1:0 Grasshoppers