Të enjten do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Evropës ndërmjet Skënderbeut dhe skuadrës zvicerane Young Boys në Elbasan, shkruan albinfo.ch.
UEFA për takim i ka besuar gjyqtarit holandez Kevin Blom, ndërsa ndihmës të tij janë Charles Schaap, Joost van Zuilen dhe Jeroen Manschot.
Ai ka një karrierë të ndritur dhe është pjesë e rëndësishme e gjyqtarëve të FIFA-s. Më herët ai ka ndarë drejtësinë në sfidën Norvegji-Shqipëri, ku kuqezinjtë fituan 1:0 me golin e Hamdi Salihut.
Holandezi ka drejtuar edhe takimin Kosovë-Ukrainë, që përfundoi 3:0 për ukrainasit.
Skënderbeu humbi sfidën e parë nga Dinamo Kiev 3:1, derisa Young Boys barazoi 1:1 me Partizanin e Beogradit.