Zvicra sonte në Bazel do të pret Gjermaninë në sfidën që zhvillohet nga ora 20:45.
Kjo është ndeshja e dytë në grupet e Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligën A, Grupi 4, shkruan albinfo.ch.
Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Nati-n dhe këtë e ka pranuar në konferencën për media edhe përzgjedhësi Vladimir Petkoviq, i cili paralajmëroi se do të ketë ndryshime në formacion.
Granit Xhaka ishte kapiten kundër Ukrainës në humbjen 2:1, derisa Albian Ajeti hyri në minutën e 73-të.
Ndërkohë, përzgjedhësi Joachim Loë ka thënë se nuk ka lëndime të mëdha. Gjermania barazoi në ndeshjen e parë në Spanjë 1:1.