Skuadra e Skënderbeut do të ketë një test shumë të vështirë sonte, ku do të përballet me Dinamon e Kievit, shkruan albinfo.ch.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të grupeve në Ligën e Evropës, ku pjesë e këtij grupi janë edhe Partizani i Beogradit dhe Young Boys.
Takimi që fillon nga ora 19:00 do të jetë shumë i vështirë për skuadrën shqiptare. Dinamo është super favorit para kësaj përballe edhe pse korçarët shpesh kanë befasuar për të mirë.
Skënderbeu udhëton për rezultat pozitiv. Kjo është hera e dytë që Skënderbeu është pjesë e grupeve të Ligës së Evropës.