Ndryshe nga pjesa më e madhe e Evropës, Zvicra i mbajti hapur hapësirat e saj të skive gjatë dimrit, ani pse ishte edhe pandemia, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, fillimi i stinës së pranverës po bën atë që qeveria zvicerane nuk bëri, po mbyll hapësirat e shpateve zvicerane, në shumicën e vendpushimeve të skive në muajin prill.
Pra, nëse doni të ktheheni për të skijuar, keni vetëm disa ditë në dispozicion dhe atë vetëm në disa qendra skijimi, sepse dita e ditës po mbyllen shkruan TheLocal. /Albinfo.ch