Është bërë e ditur se kryesia e Premier ligës do t’u ofrojë klubeve ta fillojnë sezonin 2020/2021 nga mesi i shtatorit, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediumit britanik, Daily Mail, thuhet se ky propozim do të paraqitet në takimin e 28 majit, ku do të dakordohen kushtet për vazhdim të sezonit 2019/2020, që ishte ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Paraprakisht u kumtua se sezoni 2019/2020 në Kampionatin me cilësor anglez në futboll planifikohet të vazhdojë nga mesi i qershorit. /Albinfo.ch