Aktori, regjisori, producenti dhe këngëtari Seth MacFarlane është i radhës që nderohet me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.
Aktori 45-vjeçar u nderua për kontributin e tij në skenën televizive, përcjell albinfo.ch.
MacFarlane së shpejti do të vijë me rol në serinë dramatike “The Loudest Voice in the Room”, e cila flet për drejtorin ekzekutiv të televizionit “Fox News”, Roger Ailes.