Eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Server ka komentuar zhvillimet e fundit pas reagimit tē ashpër të SHBA-së në lidhje me tensionet e shkaktuara në veri.
Sipas tij problemi në veri qëndron tek Serbia e cila u ka kërkuar serbëve të bojkotojnë zgjedhjet. Sipas tij është pak e çuditshme që amerikanët mbështetën zgjedhjet por tani nuk e mbështesin rezultatin, transmeton albinfo.ch.
“Të fajësosh Kosovën është të pajtohesh me bojkotimin e zjedhjeve. Është jo e zakonshme ti vihet faji për gjithçka Albin Kurtit”, është shprehur Server për RTK.
Megjithatë ai theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA janë dëmtuar përfundimisht.