Informacionet e fundit tregojnë se Tirana dhe Durrësi nuk po gjejnë qetësi nga tërmtetet e vazhdueshme.
Së fundi, lëkundje sizmike janë ndier mëngjesin e kësaj të diele, sipas mediave në Shqipëri.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tij regjistrua 6 kilometër në veri- perëndim të Shijakut.
Thuhet se thellësia e tërmetit ishte 44 kilometra. Sipas ekspertëve, pas goditjes së fortë të 26 nëntorit, fenomeni i lëkundjeve në vazhdim janë diçka normale, përcjell albinfo.ch.