Një tjetër masakër ka ndodhur në Serbi, ku një 21-vjeçar ka vrarë 8 persona, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, 21-vjeçari i biri i një oficeri të ushtrisë serbe i identifikuar si Uroš B. qëlloi me automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati, 60 km në jug të Beogradit dhe pas aktit, ai u arratis.
Më shumë se 600 forca policore u vënë në kërkim të autorit.
Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij.
Dyshohet se mes viktimave janë edhe një nga vëllezërit e tij, kunata dhe një djalë 12-13 vjeç, nipi i tij.
I dyshuari për vrasjen e 8 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në afërsi të Mlladenovcit në Serbi është arrestuar.
Siç raporton RTS, ai është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.
21-vjeçari dyshohet se mbrëmë vonë pasi kishte debatuar me një polic që e kishte ndaluar për kontroll, e ka vrarë atë dhe më pas ka vazhduar të qëllojë mbi njerëz nëpër disa fshatra përreth.