Ish-ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, ka deklaruar se arritja e marrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel paraqet njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Sipas tij me arritjen e këtyre marrëveshjeve, shkelen të gjitha dokumentet të cilat respektojnë sovranitetin e Serbisë.
Ai ka theksuar se marrëveshjet shkelin në mënyrë flagrante Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244.
Kosova dhe Serbia në rrethin e pestë të dialogut në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë arritur tri marrëveshje, atë për lirinë e lëvizjes, regjistrin civil dhe njohjen e diplomave.
Përmbajtja e plotë e marrëveshjeve,të cilat megjithatë nuk do të nënshkruhen, ndërmjetësi i BE-së Robert Kuper do t’i publikojë të hënën. Ndërkohë rrethi i gjashtë i dialogut do të mbahet kah mesi i korrikut.