Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha sot se nuk beson në një skenar në të cilin Policia e Kosovës do t’i largonte barrikadat në veri të Kosovës.
Bërnabiq theksoi se Policia e Kosovës as që duhet të mendojë t’i largojë ato me forcë, sepse ky, sipas saj, do të ishte sulm mbi serbët e Kosovës.
“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka mirëkuptim të mjaftueshëm nga ana e aktorëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”, tha Bërnabiq.