Dy policët kosovarë, të rrëmbyer nga xhandarmeria serbe dy ditë më parë, janë liruar, përkatësisht i janë dorëzuar EULEX-it.
“Ata së shpejti do t’u bashkohen familjeve të tyre”, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, raporton RTK.
Nuk ka hollësi nëse rrëmbimi i policëve ishte bërë në territorin e Serbisë, apo brenda territorit të Kosovës, siç kanë deklaruar autoritetet kosovare.