Telashet mes serbëve e shqiptarëve, pak i interesojnë një studiuesi të gjuhës shqipe.
Serbi nga Subotica, Tomislav Perisiq, i cili është studiues i Gjuhës e Letërsisë Shqiptare në Beograd, dhe tani po merr pjesë në seminarin në Prishtinë, raporton “Klan Kosova”.
Ai me krenari mban simbolet kombëtare dhe ato të Kosovës, madje i tregon me mburrje, përcjell albinfo.ch.
Perisiq thotë se shqiptarët nuk janë ashtu siç flitet për ta. Ai thotë se janë shumë të mirë.
Në Seminarin e Gjuhës Shqipe në Prishtinë po marrin pjesë studentë nga mbarë bota.