Jo vetëm Vjena, edhe Stuttgarti është përfshirë nga një valë e madhe e incidenteve të shkaktuara nga tifozët serbë pas humbjes së kombëtares së tyre nga Brazili dje mbrëma, shkruan albinfo.ch, duke u mbështetur te stuttgarter-zeitung.de.
Grupe që përlesheshin, hedhja e mjeteve piroteknike dhe sëpaku 15 të arrestuar. Nga policia gjermane bënë me dije se gjatë incidenteve të djeshme kanë mjaft prova dhe video materiale. Kjo do mundësojë zbardhjen e tërësishme të keqbërësve.
Serbët janë përfshirë në incidente edhe në shumë qytete tjera gjermanofone.