Në disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, serbët shihen ta kenë eskaluar festën, e cila nuk është vetëm fetare.
Ata dëgjohen duke bërë thirrje nacionaliste kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve.
“Mbështetje për Kishën e Zotit në Mal të Zi për ruajtjen e shenjtorëve dhe besimit ortodoks nga banorët e fshatit Klokot nga Kosova dhe Metohija. Paqja e Zotit, Krishti ka lindur!”, ka shkruar një serb që e ka publikuar videon, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, ata këngët e tyre nacionaliste i kanë shoqëruar me simbolin e tre gishtave.
https://www.facebook.com/milos.zvezda/videos/10217931777864598/?t=0