Një bashkëpunëtor zviceran i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar është vrarë të enjten nga një sulm me bomba në Ukrainën lindore. Bomba ka shpërthyer në afërsi të selisë kryesore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (IKRK) në Donieck, ka bërë të ditur një zëdhënës i IKRK.
Qyteti Donieck prej kohësh po mbahet nga separatistët prorusë të Ukrainës.
Organizata e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar është tronditur nga ngjarja tragjike, ka shtuar zëdhënësi. Qendra e qytetit Donieck është bombarduar për herë të parë që nga fillimi i armëpushimit të lidhur para katër javësh në mes të forcave të shtetit ukrainas dhe separatistëve prorusë.
Vëzhguesit konsiderojnë se armëpushimi pas këtij sulmi në mes të d palëve ndërluftuese është në rrezik.