Seminari ka në fokus tekstet mësimore për diasporën, ku synohet marrja e opinioneve dhe vlerësimeve profesionale të mësuesve për projektin, duke i konsideruar mësuesit edhe si subjekte krijuese me rastin e rishikimit dhe të plotësimit të këtyre teksteve.
„ Seminari ka karakter pune ndërvepruese profesionale dhe qëllim parësor ka afësimin profesional (trajnimin) të mësuesve/eve për punën me tekstet mësimore të projektit te MASHT të Kosovës Tekste për Diasporën, cili mbështetet nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut (me donacione parash dhe me konsulencë të vazhdueshme profesionale përmes Prof.dr.dr. Basil Schader-it)“, tha për albinfo.ch , Nuhi Gashi, përgjegjës nga Ministria e Arsimit e Kosovës për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në diasporë
Seminari shtrihet nëpër disa shtete ku është e përqendruar mërgata dhe ku ka shkolla shqipe të mësimit plotësues.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit deri më tash një projekt i tillë është realizuar suksesshëm në Austri dhe në Suedi.Seminari organizohet nga MASHT-i i Kosovës e mbështetur nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut.