Zyra Shtetërore për Emigracion në Zvicër (SEM) ia ka dorëzuar mandatin për këshillim dhe përfaqësim juridik të azilkërkuesve Qendrave Federale për Azil. Ligji i ndryshuar do hyjë në fuqi prej 1 marsit 2019, shkruan albinfo.ch. Nga kjo kohë kërkesa e azilantëve do shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe informacionet rreth të drejtave të tyre do i mësojnë në këto qendra.
Përfaqësuesit juridik që vlejnë si persona të besuar do vendosen në qendrat e azilit dhe do angazhohen për azilkërkuesit minorenë. Këta persona të mbrojtjes juridike në Zvicrën perëndimore do jenë nga Caritas Schweiz, organizatat e Kishës Evangjeliste Zvicër do vendoset në rajonet e lindjes dhe veriperëndimit, kurse SOS Ticino do veprojë në Tessin dhe rajonin e Zvicrës qendrore.
Zvicra kishte parashikuar këto ndryshime rreth mandatit të kërkesave të azilit prej 18 korrikut 2018, pasi shiheshte si më efikas dhe më pak i kushtueshëm.