Fotografi nga Kosova, Arian Mavriqi, është dëshmia më e mirë se, fotografia nuk është thjesht shkrepje.
Ai ka çelur në Selanik ekspozitën e tij fotografike.
Ariani për një kohë të gjatë ka dokumentuar dhe vazhdon të dokumentoj botën e egër të shpendëve dhe kafshëve duke promovuar kështu edhe biodiverzitetin e pasur të vendit.
Fundjavën që lam, në një ekspozitë personale para publikut grek, ai ka prezantuar një pjesë të imazheve të shkrepura të shpendëve dhe kafshëve në habitatet e tyre natyrore.