Autoritetet zvicerane kanë sekuestruar vitin e kaluar disa tonelata drogë në Aeroportin e Cyrihut, njoftoi të premten Policia Kantonale e Cyrihut. Gjatë operacioneve, 94 persona u arrestuan për trafik droge, transmeton albinfo.ch.
Lista e drogës së sekuestruar është e gjatë:
3,8 tonë marihuanë
200 kilogramë Khat
47 kilogramë kokainë
26 kilogramë heroinë
162 kilogramë hashash
30 kilogramë ketaminë
Mbi 12 kilogramë Ayahuasca, substancë halucinogjene e bazuar në bimë.
Sipas policisë, sekuestrimi i marihuanës ishte dukshëm më i madh se vitin e kaluar (në 2024 u konfiskuan rreth 750 kilogramë), ndërsa sasia e kokainës u ul (117 kilogramë vitin e kaluar).
Autoritetet raportuan se 37 trafikantë droge përdorën Aeroportin e Cyrihut si transit, ndërsa 57 të tjerë hynë drejtpërdrejt në Zvicër përmes tij. Ndër të arrestuarit ishin 26 gra dhe 68 burra nga 28 vende të ndryshme, ndërsa trafikanti më i moshuar ishte 80 vjeç. /Albinfo.ch