Në shënimin e kësaj dite u bë e qartë që sa më shpejtë edhe Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate, ndërsa 25 ofrues të turizmit vendor, prezantuan destinacionet turistike në vend dhe rajon.
Baki Hoti, drejtues i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, tha se ky është aktiviteti i parë i këtij lloji, i cili mbahet në Kosovë.
Gjithashtu ai ka theksuar se qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Turizmit është që të promovojë vetëdije në mesin e komuniteteve në tërë botën, për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e saj kulturore, politike, ekonomike dhe sociale.
Për infrastrukturën ligjore të turizmit, ka folur Hysen Sogojeva, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ai ka vlerësuar se sektori i turizmit në Kosovë ka shumë probleme.
Albert Mirdita, ekspert i turizmit, ka folurpër rëndësinë e Turizmit në përgjithësi , e sidomos për turizmin fetar dhe religjioz, ku sipas tij Ballkani, duke e përfshirë edhe vendin tonë, është çerdhe e civilizimit dhe turizmit.
Dita Botërore e Turizmit festohet më 27 shtator çdo vit, përmes ngjarjeve të ndryshme në vende të zgjedhura nga Asambleja e Përgjithshme, me rekomandimin e këshillit ekzekutiv të organizatës botërore të turizmit.