Në shenjë të mëtejshme të rimëkëmbjes së ekonomisë – numri i qëndrimeve gjatë natës në hotelet zvicerane tani është kthyer në afërsi të niveleve para pandemisë.
Zyra Federale e Statistikave thotë se kërkesa është nxitur nga vizitorë kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Por vitin e kaluar pati edhe një numër të lartë turistësh nga India dhe shtetet e Gjirit.
Por, ka shumë më pak njerëz nga Kina dhe Japonia për shkak të kufizimeve të Covid në ato vende, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me vitin 2019, numri i turistëve kinezë ka rënë vitin e kaluar me 91%.
Por, ka shpresa se numrat do të fillojnë të rriten përsëri, tani Kina ka lehtësuar rregullat e saj.