Guvernatori i BQK-së, Gani Gërguri, ka thënë se ekonomia e Kosovës vazhdon të vuaj nga normat e larta të papunësisë.
Sipas tij, kjo situat kërkon një dinamikë edhe më të madhe dhe më të pasur të aktivitetit ekonomikë, i cili do të rezultonte me shumë vende të reja të punës.
Ai ka theksuar se ndryshimi i ligjit të bankave do të ndikoj drejtëpërdrejt në rregullimin edhe më të mirë të sektorit bankar dhe të uljes së normave të interesit.
Në raportin e publikuar nga BQK-së për stabilitetin financiar, thuhet se bankat komerciale kanë pësuar një rënie të lehtë, si në kredi ashtu edhe në depozita.