Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj është takuar sot me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.
Mësohet se palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit, përcjell albinfo.ch.
Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë.
Ndërkohë, Xhafaj e falënderoi Francken për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.