Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Grant Shapps, ka njoftuar se batalioni me rreth 200 ushtarë do të dërgohet në Kosovë, ndërsa njoftoi se kërkesa për dërgimin e trupave paqeruajtëse u bë nga Komandanti Suprem i NATO-s, shkruan Mirror.
“Ka pasur një kërkesë nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, kështu që unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar me madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai u shpreh se batalioni prej rreth 200 ushtarëve do t’i bashkohet 400 ushtarëve burra e gra britanikë që tashmë ndodhen në Kosovë.
“Në ditët në vijim, qindra ushtarë nga Batalioni i Parë Regjimenti Mbretëror Princesha e Uellsit do t’i bashkohen 400 ushtarëvë burra e gra britanike që tashmë janë në Kosovë. E di që ushtarët tanë do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, u shpreh ai.
Ai ka vlerësuar se ushtarët do të ndihmojnë të qetësohen raportet e tensionuara duke ofruar siguri për të gjithë.