Njëri nga boksierët më të njohur shqiptar pa dyshim është Sefer Seferi. Ai është vëllai i boksierit të njohur, Nuri Seferi.
Në karrierën e tij ka pasur meçe mjaft të njohura, ndër to padyshim ajo kundër Tyson Furyt, përcjell albinfo.ch.
Më 21 shtator në Johanesburg të Afrikës së Jugut, për titullin e botës IBO në Cruiserwight, do të ketë një përballje të Seferit ndaj kampionit aktual, Kevin Lerena. Ky i fundit e ka bërë shqiponjën gjatë konferencës, si një dëshirë kjo e boksierit shqiptar.