Taulant Seferi e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin e tij, BSC Young Boys-in, njofton albinfo.ch.
Mesfushori sulmues, Seferi, te kampionët e Zvicrës do të qëndrojë deri në verën e vitit 2020, me mundësi për vazhdim edhe për tre vjet të tjera.
Seferi aktualisht është i huazuar në ekipin e Challenge Ligës së Zvicrës, FC Winterthur-i.
Nga gjashtëmbëdhjetë ndeshje të zhvilluara, ka shënuar gjashtë gola dhe ka realizuar dy asistime.