Rreth 30 politikanë me prejardhje të huaj figurojnë në listat zgjedhore në gjashtë kantone, si kandidatë të mundshëm për deputet në parlamentin federal në Zvicër.
Kandidatët i takojnë organizatës “Secondo@s plus” që bën bashkë të huajt e gjeneratës së dytë në Zvicër.
Në kantonet Argau, Basel, Bernë, Lucern, Zürich, kandidatët e “Secondo@s plus” do të aplikojnë në listat e Partisë Socialdemokrate dhe të Gjelbërve, për të zënë ulëset në parlamentin në Bernë.
Ata garojnë në këto zgjedhje me moton:”Kush e shpiku?…Dhe kush e ndërtoi”I huaji!”.
Gjyshërit dhe prindërit tanë e ndërtuan Zvicrën moderne, është thënë në një konferencë për media në Cyrih.
“Edhe ne dëshirojmë të vazhdojmë të punojmë në zhvillimin e Zvicrës duke participuar politikisht”, thanë drejtues të “Secondo@s plus” . “
Një vend që është formuar nga emigracioni nuk mund të përjashtoj një të katërtën e popullsisë. Në ekonomi, kulturë dhe sport është duke dominuar imazhi pozitiv nga të huajt në Zvicër dhe jashtë saj”, theksuan përfaqësues të “Secondo@s plus”, raporton SF.