Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se Austria do ta përkrah Kosovën drejt rrugës evropiane dhe përparimit në dialog, teksa i’a ka uruar Avdullah Hotit emërimin si kryeministër.
Kurzi e ka uruar Hotin përmes një statusi në Twitter. “Urime Hotit për emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Kurzi.