Kjo seancë vjen pasi që paraprakisht është bërë votimi i qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Express merr vesh se seanca do të fillojë në orën 19:00, derisa nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë. Paraprakisht partitë opozitare kanë dalë nga seanca kur u bë votimi qeverisë së re, përcjell albinfo.ch.