Bëhet e ditur se opozita ku hyjnë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbledhur 40 nënshkrime për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Opozita kanë mbledhur 40 nënshkrime për ta thirrur gjatë ditës së sotme këtë seancë.
Në seancën plenare të djeshme të Kuvendit, opozita, përjashtuar AAK-në, lëshoi sallën pasi s’u fut si pikë debati për shtrenjtimin e rrymës.
Kuvendi ka paralajmëruar mbajtjen e një seance plenare gjatë ditës së sotme nga ora 11:00.