Koalicioni i ri qeveritar i kryesuar nga LDK po planifikon që seanca për votimin e qeverisë së re të mbahet të shtunën, në orën 13:00.
Burime të Indeksonline brenda LDK-së kanë bërë të ditur se tashmë janë arritur votat e nevojshme.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të Kosovës. Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.
“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, e paraqet Qeverinë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.
