Për shkak të mungesës së koalicionit PAN në vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, kjo seancë është shtyrë për një ditë më vonë, të premten.
Kryesuesi i kësaj seance Adem Mikullovci ka deklaruar se nesër me fillim prej orës 10:00 do të vazhdojë seancën konstituive me pikën e vetme të rendit të ditës – zgjedhje e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
PAN-i ka thënë se në këtë seancë nuk erdhi për shkak të paqartësive procedurale.