Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të rrepta për sasinë e lëngjeve të lejuara në bagazhet e dorës, përcjell albinfo.ch.
Aty ku përdoren këta skanerë, shishet me përmbajtje deri në dy litra mund të sillen përmes kontrolleve të sigurisë. Aeroporti i Cyrihut gjithashtu së shpejti do të përdorë këtë teknologji.
Në hapin e parë do të vendosen “dy korsi të reja kontrolli për teste me pajisjet e reja”. Aeroporti i Cyrihut po planifikon të vërë në funksion të dy linjat që në fillim të kësaj vere.
Por korsitë e tjera do të përshpejtojnë gjithashtu procesin e sigurisë, sepse falë kësaj teknologjie të re, pajisjet elektronike dhe lëngjet nuk do të duhej më të hiqen nga bagazhi i dorës dhe të skanohen veçmas.