Një nënë do të duhet të paguajë disa qindra franga në gjobë dhe shpenzime gjyqësore ngase është dënuar për sulm pasi kafshoi vajzën e saj.
Një debat familjar shpërtheu në shtëpinë e familjes në kantonin Schwyz vitin e kaluar. Vajza 19-vjeçare e gruas donte të dilte në një koncert – por nëna e saj tha jo.
E bija e shtyu e kaloi dhe më pas nëna e kafshoi krahun me aq forcë sa la një mavijosje të fortë nëpër rroba dhe një xhaketë, transmeton albinfo.ch.
Vajza ka bërë një kallëzim penal, i cili u miratua.