Raportohet për tetë të vrarë dhe disa të plagosur në Gjermani, brenda një objekti të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje, përcjell albinfo.ch.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar pas të shtënave me armë në Hamburg, ku mbetën të vdekur shtatë persona dhe disa të tjerë të plagosur.
Scholz u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, teksa ngjarjen e rëndë e konsideron si akt brutal dhune.
“Lajme të këqija nga Hamburgu. Disa anëtarë të një Kishe të Jehovait ranë viktimë e një akti brutal dhune mbrëmë. Mendimet e mia janë me ta dhe familjet e tyre. Dhe me forcat e sigurisë, të cilat kanë pasur një dislokim të vështirë pas tyre”, ka shkruar Scholz në “Twitter”.
Schlimme Nachrichten aus #Hamburg. Mehrere Mitglieder einer Jehova-Gemeinde sind gestern Abend einer brutalen Gewalttat zum Opfer gefallen. Meine Gedanken sind bei ihnen und ihren Angehörigen. Und bei den Sicherheitskräften, die einen schweren Einsatz hinter sich haben.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) March 10, 2023