Skip to content

Scholz takon 65 ushtarë gjermanë me detyrë në Kosovë

Scholz shkon në KFOR

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit dhe konferencës që pati me kryeministrin Albin Kurti, vizitën e tij e vazhdoi në misionin e KFOR-it për t’i vizituar ushtarët gjermanë që shërbejnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Pamje nga kjo vizitë ka publikuar gazetari gjerman, Kai Kuestner, i cili tha në Twitter se kancelari ishte në mesin e 65 ushtarëve të Bundeswehrit.

Scholz është kancelari i parë gjerman që viziton Kosovën. Këtë e pa si historike kryeministri i vendit.

Ai solli me vete edhe disa mesazhe kryesore. Njohja e Kosovës nga Serbia në fund të një marrëveshjeje mes dy shteteve, Procesi i Berlinit si prioritet dhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën ishin disa prej tyre.